Ekipi mjekësor ushtarak italian do të bashkëpunojë me institucionet në Kosovë në përgjigje ndaj COVID-19

Ekipi mjekësor ushtarak italian do të bashkëpunojë me institucionet në Kosovë në përgjigje ndaj COVID-19

Është prezantuar sot një konferencë për media ekipi mjekësor ushtarak italian, i cili ka arriti në Kosovë në fillim të shtatorit dhe do të veprojë në të gjithë vendin në javët e ardhshme në kuadër të një nisme kombëtare italiane të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme në mbështetje të përgjigjes së institucioneve ndaj Covid -19. Në konferencë morën pjesë Kryeministri i Kosovës Avidullah Hoti, Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, i cili promovoi nismën dypalëshe civilo-ushtarake dhe Gjenerali Michele Risi, shefi i misionit të KFOR-it të NATO-s, i cili do të lehtësojë aktivitetin e ekipit.

Ekipi i siguruar nga Ushtria, Marina, Forcat Ajrore dhe Karabinierët përbëhet nga mjekë dhe infermierë të specializuar dhe drejtohet nga Majori Cristian Vito Benegiamo, i cili – sikur pjesëtarët tjerë të ekipit – ka punuar në vijën e frontit kundër Covid-19 në spitale të ndryshme në Italinë Veriore gjatë fazave të para të emergjencës, duke kontribuar në mënyrë domethënëse në përgjigjen pozitive ndaj pandemisë. Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, e cila ka qenë aktive për disa vite në mbështetje të sistemit shëndetësor vendor, në disa raste i ka siguruar Kosovës pajisje shëndetësore për ndalimin e përhapjes së pandemisë dhe siguron lidhjen me institucionet shëndetësore kosovare.

Ekipi, që nga mbërritja, është i angazhuar në mënyrë aktive në një seri takimesh me personelin shëndetësor në spitalet kryesore të Kosovës, për të hartuar dhe forcuar mënyrat e menaxhimit të emergjencës Covid-19 në tërë territorin dhe në pajtim me instancat ndërkombëtare (OBSH dhe UNDP), do të kontribuojnë në përcaktimin e strategjive të ndërhyrjes, në pritje të sezonit të dimrit dhe valës së dytë të infeksioneve. Gjatë takimeve, mjekët dhe infermierët do t’u ilustrojnë kolegëve kosovarë strategjitë e zbatuara në Itali për të trajtuar në mënyrë efektive pandeminë.


Aktivitete të tjera këshilluese do të pasojnë në aspektet e parandalimit të virusit përmes komunikimit, dhe organizimin e një webinari për tema të ndryshme që lidhen me Covid-19, në bashkëpunim me Poliklinikën Ushtarake Celio në Romë, e cila do të marrin pjesë mjekë kosovarë.

“Me këtë ndërhyrje të artikuluar në mbështetje të autoriteteve shëndetësore kosovare, Italia konfirmohet si një partner primar në luftën kundër Koronavirusit përkrah institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi.”, Tha Ambasadori Orlando. “Ky ekip mjekësor ushtarak, i trajnuar në terren në fazat më të vështira të pandemisë në Itali, sjell kompetenca të pakrahasueshme. Është një shembull i ri i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit civil-ushtarak që konfirmon angazhimin tonë kombëtar për Kosovën. Roli i popullatës mbetet i domosdoshëm. Ftoj të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të respektojnë me përpikëri sjelljet e thjeshta që mundin virusin: vendoseni maskën, mbani distancën dhe lani duart rregullisht. Së bashku do ja dalim!”

Komandanti i KFOR-it theksoi kontributin e misionit të NATO-s në Kosovë në këtë fushë: “KFOR-i po lehtëson punën e ekipit shëndetësor ushtarak siç ka ndodhur muajt e fundit me ekipin e specializuar të Ushtrisë Italiane i cili ka sanuar struktura të shumta publike në të gjithë Kosovën. Roli lehtësues i KFOR-it gjithashtu ka rezultuar i dobishëm në aktivitete të ngjashëm

Lexo edhe

Video

error: