Ekipi kosovar zbukuron ndërtesën në Algjeri me flamuj të Kosovës – foto

Ekipi kosovar zbukuron ndërtesën në Algjeri me flamuj të Kosovës – foto

Ekipi i Kosovës ka bërë sot një gjest të bukur në qytetin e Oranit të Algjerisë, ku edhe do të zhvillohet edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në shënimin e nisjes së këtyre Lojërave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen deri më datën 6 korrik, përcjell KosovaPress.

Me arritjen e ekipit kosovar në Oran, ata tani janë sistemuar në shtëpinë e tyre, të cilën e kanë zbukuruar me flamuj të shumtë të Kosovës.


Në një foto të shpërndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ky i fundit falënderoi të gjithë ekipin për kontributin e dhënë për ta zbukuruar në mënyrë të tillë ndërtesën se ku po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar.

Foton dhe postimin e KOK-ut e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video