Ekipi kosovar i hendbollit nis përgatitjet për takimin kundër Belgjikës

Ekipi kosovar i hendbollit nis përgatitjet për takimin kundër Belgjikës

Kombëtarja e Kosovës në sportin e hendbollit këtë të enjte është rikthyer në Kosovë, pas përballjes në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror kundër Turqisë.

Në ndeshjen e parë të Grupit 1, “Dardanët” pësuan humbje në udhëtim kundër Turqisë me rezultat 25:23, përcjell KosovaPress.

Sot ekipit kosovar i hendbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në këtë kampionat, ku e presin në shtëpi Kombëtaren e Belgjikës.


Përballja e Kosovës kundër Belgjikës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Në Kombëtare ka përkushtim maksimal për të fituar dy pikët e para në kualifikimet për Botëror”, shkruante në një postim në llogarinë “Facebook” të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Në Grupin 1 të Kampionatit Botëror të hendbollit, së bashku me Kombëtaren e Kosovës dhe atë të Belgjikës, gjenden edhe dy kombëtaret e tjera si ajo e Turqisë dhe e Greqisë.

Momentalisht, këtë grup e kryeson Greqia me gjithsej dy pikë, aq sa ka edhe Turqia në vendin e dytë, kurse Belgjika dhe Kosova gjenden në pozitat tre dhe katër me asnjë pikë të arkëtuar.

Lexo edhe

Video

error: