Ekipet e KRU Prishtina kujdesen që konsumatorët të mos mbeten pa ujë të pijes

Ekipet e KRU Prishtina kujdesen që konsumatorët të mos mbeten pa ujë të pijes

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit Prishtina sot  kanë intervenuar në shumë lokacione, me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara në tubet për furnizimin e qytetarëve me ujin e pijes.

Intervenimet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, fshati Bresje, intervenim në dy tubacione me diametër fi 250 mm dhe tubi me diametër fi 160 mm, Prishtinë, rruga ” Mustafë Kruja” intervenim në gypin me diametër fi 32 mm, fshati Teneshdoll , intervenim në gypin fi 90 mm, Prishtinë , rruga C , intervenim në gypin fi 32 mm,
Lipjan, rruga e tranzitit Lipjan – Shtime, rruga ” Ibrahim Rugova” intervenim në gypin me diametër fi 160 mm.


KRU” Prishtina” sot ka ndihmuar edhe ujësjellësin e Gjilanit në aftësimin e sistemit të klorit.

 

 

Lexo edhe

Video