Ejupi: BE dhe OKB të merren me sjelljet e Serbisë, s’mund t’i kontrolloj FIFA e UEFA

Ejupi: BE dhe OKB të merren me sjelljet e Serbisë, s’mund t’i kontrolloj FIFA e UEFA

Kryetari i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi ka thënë se gjestet e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë, nuk kanë qenë provokim. Madje sipas tij, provokime të tilla në futboll janë edhe të lejuara.

Ejupi në Politiko tha se lojtarët serb, nisën me provokimet e tyre ndaj shqiptarëve qysh nga zhveshtorja, shkruan Gazeta10. Ai ka thënë, se me këto sjellje do të duhej të merrej Bashkimi Evropian dhe OKB-ja, pasi që sipas tij, FIFA dhe UEFA s’mund t’i kontrollojë më sjelljet e tyre.


“Unë mendoj se nacionalizmi serb i ushqen edhe rininë, edhe pas bombardimeve, vazhdon t’ i ushqej edhe më tutje me një lloj urrejtje ndaj shqiptarëve. Në futboll lejohet edhe provokimi, por gjesti i Xhakës nuk ka qenë provokim, ka qenë brenda suazës së lejuar. Por, provokim shumë i madhi Serbisë që s’mund ta përmirësoj, qysh nga zhveshtorja. BE-ja dhe OKB-ja duhet të merret me sjelljet e tyre sepse është shumë me e madhe sesa që mund ta kontrollojë FIFA dhe UEFA. Serbia e ka dëshmuar edhe me vrasjen e tifozit francez para disa viteve. Duhet që koncepti i shtetit serb përbehet nga Kisha Ortodokse”, tha Ejupi.

Ai shtoi se për ekipin e Serbisë, s’ka dënim më të madh sesa të kthehet mbrapa nga dy shqiptarë. “Dënim më të madh për Serbinë, sesa me kthyer Zvicra, dy shqiptarë mbrapa, dënim më të madh s’ka”, tha Ejupi në Politiko. /Gazeta10

Lexo edhe

Video