Eh Shqipëri!?…

Eh Shqipëri!?…

Eh Shqipëri vendlindja ime. Derisa të shoh në hartë kaq të vogël, po e di edhe po bindem që fajtor ishin ata që dikur ishin mbi 51% e shqiptarëve që ishin kundër krerëve e udhëheqësve të kryengritësve shqiptar, duke filluar nga parahistoriae deri sot siç ishin Pirrou, Longari, Monuni, Aleksandri, Gjergj Kastrioti, Dukagjini, Abdyl e Sylejman Vokshi, Imer Prizreni, Ismajl qemajli, Hasan Prishtina, Noli, Azem Bejta e Shotë Galica, Enver Hoxha, Gjon Sereçi, Kadri Halimi, Adem Demaçin e Metush Krasniqin, Ismajl Dumoshin e Xheladin Rakaliiun, Rehep Malën e Nuhi Berishën, Adem Jasharin e Zahir Pajazitin me Afrim Zhitin Fadil Vatën e Fahri Fazliu etj etj.Pa i harruar edhe shkronjësit e mësuesit e gjuhës shqipe si Lekë Matranga, Pjetër Budin, Pjetër Bogdanin, Vëllezërit Frashër e rilindasit tjerë si edhe Pandeli Sotirin themeluesin e shkollës shqipe dhe drejtorin e parë të Normales së Elbasanit.


Shqipëri, jam krenar që jemi shqiptar në anë, po edhe në mbarë botën, se janë krijesat e tua të vërtetë në gen dhe në shpirt. Kemi kaq dëshira edhe dëshira që si përmbajm dot. Ndaj dua të të puth ty o tokë e bekuar që ke rritur ata burra (ushtarët e krerët e UÇK-së) që me ty e emërin tëndë e ngritën në qiell emërin e tyre dhe kanë dhënë jetën e pasurinë e tyre, vetëm të të shikonin ty, si një “zonjë e rëndë” siç ua donte zemra e tyre që me djersë e gjak të bënë kjo që je. Ti që të bënë krenare të valvitet flamuri ynë, atyre që të kanë për zemër, amanet dhe dëshirat tyre për ty.

Po të shoh që vuan ti dhe bashkë me ty dhe ne. Kur të shoh si të kanë coptuar, e të bënë kurban politika në disa pjesë, ndërsa ne vazhdojmë të mohojmë Gjergj Kastriotin e bashkëluftarët e ti që mbi 25 vjet me radhë e shpatë në dorë, mbajtën Shqipërinë e lirë që e kishte bekuar perendia. E sot bijtë e bijat tua kanë dalë do qyqar e do zuzar që mbështesin këta që janë pasardhësit e atyre egërsirave që mbi pesqind e pesdhjetë vjet jetuan mbi djersën e gjakun e popullit që njerëzimit ia sollën gjuhën, kulturën, artin, civiliziimin, shkencën e dritën. Thellësit e jetës janë të fshehta e të llahtarshme për një popull që mbijetoj qe 3000 vjete që vuan dhe përpilitet të mbijetojë. Kjo nuk është as turp e as ligësi. Po është turp e përtej turpit kur sheh mësues, profesor, mjek, ingjinjer, artist, gra e burra që me vetdije e pavetdije mbshtesin edhe e ligjitimojnë dhunë, gjenocidin e vrasjet ndaj shqiptarëve duke e mohur kryelegjendarin më të madh të historisë shqiptare e duke e mbshtetur Osmanollin si dje edhe sot në emër të islamit e ca librave të mesjetës të shkruara nëpër drrasa guri, druri e llaçi .Mbështetja e turqisë së sotme e islamizmit de facto e de jure është edhe legjitimim i dhunës, gjenocidit e vrasjeve që bëri perandoria e sulltanët e saj. siç është edhe akuzimi e etiketimi i krerëve të UÇK-së së Ushtrisë Çlirimtare legjitimim i dhunës e gjenocidit që bëri shteti i Serbisë qe një shkekull e më shumë. Liria ka vetëm një emër e ai është Gjaku i Ushtarëve. Më 19.07.2022.

Lexo edhe

Video