Egnatia siguron edhe një sezon në Superligën e Shqipërisë

Egnatia siguron edhe një sezon në Superligën e Shqipërisë

Ka përfunduar përballja mes skuadrës së Egnatias dhe Korabi Peshkopisë, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për një biletë në Superligën e Shqipërisë.

Pas plot 90’ minutave lojë në ndeshjen e barazhit në “Arena Egnatia”, skuadra e Egnatias ka shënuar fitore me rezultat solid 2:0 kundër Korabi Peshkopisë, përcjell KosovaPress.

Dy golat e fitores së sotme i shënuan Dzon Delarge në minutën e 16’ dhe Jackson Laurentino nga penalltia në minutën e 81’ të ndeshjes.


Ndërkaq, me fitoren e sotme skuadra e Egnatias e siguron edhe një sezon tjetër në elitën shqiptare të futbollit.

Sezonin e rregullt Egnatia e përfundoi në pozitën e tetë në tabelë me gjithsej 35 pikë të tubuara, tetë sosh larg vendit të shtatë, Kastriotit.

Rezultati i ndeshjes së barazhit është 2:0 në favor të Egnatias.

Lexo edhe

Video