EFL Cup/ Nuk ka fitues në duelin e parë gjysmëfinal ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit

EFL Cup/ Nuk ka fitues në duelin e parë gjysmëfinal ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit

Edhe pse luajti për më shumë se një orë lojë me një lojtar më pak në fushë, Arsenali i ka bërë ballë Liverpoolit duke barazuar pa gola në duelin e parë gjysmëfinal të Carabao Cup.

Granit Xhaka ishte fytyra tragjike e kësaj ndeshje pasi u ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 24’ të ndeshjes pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit të Liverpoolit Diogo Jota, transmeton KosvaPress.


Por, përkundër se skuadra e Mikel Artetas u hendikepua nga ky përjashtim, Liverpooli nuk arriti që ta shfrytëzojë dhe të fitojë ndeshjen kështu që gjithçka mbetet e hapur mbi atë se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në finalen e kësaj gare dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 20 janar.

Ndërkohë finalisti i parë është Chelsea.

Lexo edhe

Video