EFL Cup, Eliminohet United, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami vazhdojnë tutje

EFL Cup, Eliminohet United, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami vazhdojnë tutje

EFL Cup, e njohur ndryshe edhe si Qarabao Cup ka vazhduar sot me ndeshjet e radhës ku nuk kanë munguar edhe rezultatet befasuese.

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar në rrethin tjetër të kësaj gare pas ka triumfuar ndaj Wimbledonit me rezultat 3-0, përcjellë KosovaPress.


Alexandre Lacazette në minutën e 11’, Smith Rowe në të 77-tën dhe Nketiah në të 80’-tën ia siguruar fitoren skuadrës së trajnerit Mikel Arteta dhe kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Ndryshe nga Arsenali, Manchesteer United është mposhtur nga West Ham United me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Lanzini pas vetëm nëntë minutave lojë.

Ndërsa dy skuadra londineze Chelsea dhe Tottenhami kanë vazhduar tutje në këtë garë vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi në kohën e rregull barazuan 1-1, përkatësisht 2-2 ndaj rivalëve përkatës si Aston Villa dhe Wolves.

Lexo edhe

Video