Edukimi dhe informimi i votuesve mbetet sfidë për KQZ-në

Edukimi dhe informimi i votuesve mbetet sfidë për KQZ-në

Edukimi dhe informimi i votuesve mbetet një sfidë e zakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) marrë parasysh shumë akterë dhe zgjedhjet e shpeshta parlamentare në vend.

Kështu u tha të enjten në punëtorinë me temë: “Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen” të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Gjatë prezantimit të analizës së votave me asistencë u tha se në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021, nga 799 mijë e 825 votues, 43 mijë e 602 kanë votuar me asistencë apo 5.45%.

Sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, ky numër i votimit me asistencë është shumë më i ulët sesa në dy proceset zgjedhore në nivel vendi të mbajtura në vitin 2017 dhe 2019.

Lexo edhe

Video