Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Edhe Spitali i Gjilanit me vështirësi po furnizohet me oksigjen

Edhe Spitali i Gjilanit me vështirësi po furnizohet me oksigjen

Spitali Rajonal i Gjilani po ballafaqohet me vështirësi për furnizim me oksigjen, por përkundër kësaj nga ky spital thonë se asnjëherë nuk është rrezikuar jeta e pacientit. Në këtë spital aktualisht me COVID-19 janë duke u trajtuar 71 persona, prej tyre 54 janë me oksigjenoterapi dhe 4 janë në gjendje të rëndë dhe të lidhur me CPAP.

Drejtori Klinik i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se tashmë është evidente se po kanë telashe me furnizim me oksigjen. Sipas tij gjendja nuk është alarmante, por thotë se janë rritur kërkesat për oksigjen pasi edhe numri i pacientëve me oksigjenoterapi është rritur.

“Kemi vështirësi për furnizim me oksigjen edhe ne edhe spitalet tjera, por po gjendemi gjithsesi duke vrapuar për t’u furnizuar, nuk është në gjendje shumë alarmante, por megjithatë nuk është gjendje e rregullt të furnizimit. Kemi vështirësi në furnizim.. Nuk ka në shitje dhe operatorët nuk po mund të na ofrojnë nuk ka në shitje janë rritur shpenzimet dhe secili shtet fqinje e ka ulur eksportin…Nuk është rrezikuar asnjëherë shëndeti i tyre, ne vetë stafi po kemi vështirësi që po duhet tërë kohën me u angazhua rreth 15-20 vetë rreth furnizimit, transportit, organizimit me shkua me marr kjo është problem. Përndryshe jeta e pacientit nuk është rrezikuar asnjëherë…Me bombola në fakt ne e kemi edhe  një koncetrator me prodhim vetanak por nuk po mjafton se është rritur numri i pacientëve shumë“, theksoi ai.

Kurse, Ukshin Ismaili nga Spitali Rajonal i Gjilanit ka thënë se aktualisht në këtë spital janë të hospitalizuar 97 persona, prej tyre 71 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, kurse 19 janë në pritje të rezultateve.

Ai tha se katër pacientë me koronavirus janë në gjendje të rënduar, ndërsa 54 të tjerë janë me oksigjenoterapi.


“Pacientë të hospitalizuar i kemi 97 për momentin…Në CPAP i kemi katër me oksigjenoterapi i kemi 54  të konfirmuar pozitiv i kemi 71, dhe të pakonfirmuar që presin rezultatin janë 19….Gjendja e atyre që i kemi me CPAP është gjendje e rënduar…01’22 Sa i përket shtretër në dispozicion për njësitë me COVID i kemi 130…Sipas nevojës së pacientëve në njësitet e COVID-it i kemi edhe 33 shtretër të lirë për çdo eventualitet”, tha ai.

Lidhur me furnizimin me barna për trajtim të pacientëve me koronavirus, Ismaili përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se kryesisht kanë mungesë të antibiotikëve dhe antikoaguluesve të cilat duhet të sigurohen nga vetë pacientët.

“Sa i përket terapisë me barna relativisht ka mungesa, ka mungesa të kohë pas kohëshme. Kryesisht ka mungesa të antibiotikëve , ka mungesa të antikoagulantëve, por kryesorja po mundemi me ia dal disi”,theksoi Ismaili.

Ismaili ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e stafit mjekësor janë të infektuar me COVID-19 por që gjendja e tyre është stabile. Siç tha ai deri tani 125 mantelbardh të këtij spitali janë infektuar me koronavirus.

Ndryshe, mbrëmë në media është raportuar se në Spitalin e Gjakovës ka mungesë të oksigjenit për pacientët që janë duke u trajtuar me COVID-19.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Agon Batusha ka ngritur mbrëmë shqetësimet se edhe ky spital po ballafaqohet me vështirësi për furnizim me oksigjenit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: