Edhe sot tre të vdekur nga COVID në Shqipëri

Edhe sot tre të vdekur nga COVID në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të shënojë shifra të humbjeve të jetës së qytetarëve si pasojë e koronavirusit, teksa shënon rënie numri i të sapo infektuarve.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri humbje të jetës, po aq sa ishin edhe dje.

Personat që kanë humbur jetën sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë një qytetar nga Berati 68-vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç.


167 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit me COVID, nga 374 testime të kryera. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 50.

Vlen të theksohet se një ditë më parë numri i rasteve të reja ishte 538.

Janë 6.980 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë, ndërsa janë shëruar 733 qytetarë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 317.681 raste me koronavirus, prej tyre  307.135 janë shëruar, 6.980 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.566 pacientë.

Lexo edhe

Video