Edhe sot mot me shi

Edhe sot mot me shi

Të martën në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius.

“Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.

Lexo edhe

Video