Edhe një fshat tjetër në Lipjan bëhet me qendrën me bazë në komunitet

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Ibrahim Banushi”, në fshatin Shalë të Lipjanit sot është përuruar qendra me bazë në komunitet, e cila fëmijëve të kësaj ane do u mundësojë qasje në edukim të hershëm. Ky projekt është financuar nga UNICEF.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se këto projekte janë tejet të rëndësishme për komunën e Lipjanit.Ndërsa, shtoi se në pranverë do nisin ndërtimin e çerdhes në këtë fshat.

“I uroj banorët e Shalës, drejtorin e shkollës për këtë mundësi që na e dha UNICEF përmes kësaj organizate që të fillohet me këtë fazë të edukimit të hershëm në Shalë. Është paralelja e tretë që e hapim me këtë organizatë dhe unë jam i bindur që është projekti më i rëndësishëm dhe qëlluar në nivel komune… me pranverë do e nisim edhe themelin e çerdhes në Shalë dhe do kemi hapësirë për gjeneratat e fëmijëve të këtij regjioni”, theksoi ai.

Mimoza Shahini nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, tha se hapja e kësaj qendra është mundësuar nga UNICEF.


“Qendra më bazë në komunitet që po hapet në Shalë është financuar nga UNICEF, në kuadër të objektives madhore që ka UNICEF për të rritur kapacitetet institucionale për edukimin e hershëm për moshën nga 0-6 vjeç. Organizata është një nga partnerët e UNICEF në realizimin e kësaj objektive, ne po përpiqemi që në këto mjedise që po i krijojmë që janë shumë afër qytetarëve po ofrojmë edhe për prindërit që nuk punojnë duke u munduar të përmirësojmë edhe angazhimin e vetë prindërve”, tha ajo.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli theksoi se shkollat në këtë komunë kanë nevojë për qendra me bazë në komunitet me qëllim që fëmijët të jenë të barabartë me të tjerët.

“Këta janë ardhmëria jonë dhe ne duhet çmos të bëjmë që e ardhmja e tyre të jetë sikurse në gjithë Evropën. Unë iu përgëzoj dhe falënderoj Mimoza për këtë iniciativë dhe projekt ne si komunë kemi pas nevojë shkollat tona kanë pasur nevojë për një qendër të tillë”, u shpreh ajo.

Drejtori i shkollës “Ibrahim Banushi”, Izet Shala u shpreh se tashmë po kompletohet.

“Dalë nga dalë edhe shkollës tonë po i kompletohen të gjitha klasat për të gjitha grupmoshat edukimi i hershëm ka pasur nevojë në Shalë dhe ka qenë shumë i nevojshëm që të investohet në këtë drejtim”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: