Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Edhe një burg në karantinë si pasojë e COVID-19

Edhe një burg në karantinë si pasojë e COVID-19

Kontaminuar nga pandemia e koronavirusit, burgu i Namurit, në juglindje të Belgjikës, u vendos në karantinë dhe të ndaluarit janë kufizuar në qelitë e tyre, njoftoi sot administrata e burgjeve.

Më shumë se gjysma e 132 të ndaluarve dhe rreth 60 nga 115 anëtarë të personelit janë testuar pozitiv që prej zbulimit të rastit të parë në fillim të javës së kaluar.

“Një i ndaluar është shtruar në spital”, theksoi zëdhënësja e administratës Kathleen De Vijver.


“Situata është gjykuar shumë serioze”, shtoi ajo.

Administrata ka vendosur të kufizojë të ndaluarit në qelitë e tyre dhe të vendosë një karantinë parandaluese. Produkte higjene u janë shpërndarë dhe kanë marrë një vakt të nxehtë në ditë. Por, ata janë privuar nga shëtitjet, vizitat dhe nuk mund të hyjnë në dhomat e dushit.

Varianti britanik i koronavirusit, shfaqur në 2020 dhe më përhapës, është tashmë dominues në Belgjikë, ku autoritetet kërkuan dje një kujdes më të madh përballë shenjave të para të rritjes së epidemisë. /ATSH-AFP/

Lexo edhe

Video

error: