Pesë qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë dhe deri tani gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe nuk ka ndonjë parregullsi.
Objekti i Komunës në Zveçan, shkollat ‘Isa Boletini”, në fshatrat Zhazhë e Kelmend, ‘Rajska Banja’, në Bajnskë dhe objekti komunal në fshatin Zhitkovc, do të shërbejnë sot për qytetarët të cilët duan të votojnë pro ose kundër largimit nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, Ilir Peci.
Aktualisht nuk shihen qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces, ndërsa vërehet prania e strukturave të sigurisë afër këtyre qendrave.
Ndryshe, autoritetet në Beograd dhe përfaqësuesit politik lokalë të serbëve, kanë bërë thirrje për bojkot të procesit, ndërsa autoritetet e Kosovës akuzuan Beogradin se po bënë presion ndaj qytetarëve për të mos votuar më 21 prill. /A. Damati/