Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci bashkë me përfaqësues të Listës Guxo kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Ministri Peci u shpreh se kontributi që Rugova ka dhënë në momentet vendimtare e bëjnë atë jo vetëm arkitekt të pavarësisë së Kosovës por edhe njërin prej figurave më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.
Ministri, Peci tha se jemi këtu ta nderojmë personalitetin dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Madje tha se kanë borxh ndaj ish-presidentit, Rugova që ta jetësojnë amanetin, synimin dhe vizonin që ka pas për Kosovën.
“Kontributi që presidenti Rugova ka dhanë në momente vendimtare në krijimin e unitetit mbarë shqiptare e bëjnë presidentin Ibrahim Rugova jo vetëm arkitekt të pavarësisë së Kosovës, por njërin prej figurave me të rëndësishme edhe më të mëdha të historisë së kombit shqiptar. Andaj në këtë 16-vjetor të shkuarjes në amshim ne jemi këtu për të nderuar figurën dhe personalitetin e tij për shkak se vlerësojmë se sa më shumë që intervali kohor do të kalon figura, vepra dhe personaliteti i Ibrahim Rugovës do të lartësohet nga gjeneratat që do të vijnë pas”, është shprehur ai.
Për të nderuar figurën e Ibrahim Rugovës në këtë 16-vjetor të vdekjes së tij homazhe tek varri fillimisht bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët e tij, e më pas edhe presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar edhe nga kryeministri, Albin Kurti.
Ish-presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur me 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim. Kontakto [email protected]
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT 2002-2021
Marketing

Grand Blue Fafa Resort & SPA me ofertën…
- July 5, 2022

Aksion në të gjitha pikat e KonSonit në…
- July 5, 2022

Hoteli nostalgjik i Tiranës – hotel dhe qendër…
- July 4, 2022
Lexo edhe
Video

U përurua libri ‘Halit Barani përjetë në udhën…
- July 5, 2022

Gucati nuk merr pjesë në konferencën para Apelit
- July 5, 2022
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.