Edhe këtë vit, kompania e ndërtimit “Al Trade” i ka dedikuar fondacionin “Linda” Klinikës Gjinekologjike dhe Obstretike në Shërbimin Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Al Trade ka njoftuar se qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, investimi në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve të kësaj klinike.
Ky është njoftimi i plotë i Al Trade në Facebook:
Tashmë tradicionale, edhe një fundvit tjetër fondacioni “Linda” nga Al Trade Center, i dedikohet Klinikës Gjinekologjike dhe Obsterike në ShSKUK.
Qëllimi mbetet i njëjtë, të investohet në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve të këtij spitali.
Në aktivitetin përmbyllës së këtij viti përfaqësuesit e ekipit tonë u falënderuan në emër të ekipit spitalor dhe pacientëve të shtrirë në të gjitha repartet nga Drejtori i Spitalit Dr.Jakup Ismajli i cili na priti ngrohtësisht.
Çdo jetë e re që vjen në Kosovë, urojmë të ketë shëndetin dhe më të mirat!
Mezi e presim lindjen e fëmijës së parë për 2022! 🤩
Gëzime dhe shëndet! ✨
Al Trade Center ~ Së bashku jemi të lumtur! ❤️