Edhe Haradinaj kërkon përfundimin e misionit të UNMIK-ut

Edhe Haradinaj kërkon përfundimin e misionit të UNMIK-ut

Pas ShBA-së edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale.

“Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale. RH”, ka thënë Haradinaj.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se misioni i UNMIK-ut e ka përmbushur mandatin e tij dhe tashmë duhet mbyllur.


Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të vendosë burimet e tij në zonat ku ka më shumë nevojë.

“Ne vërejmë se UNMIK -u nuk ka luajtur një rol kritik në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Deeskalimi i kësaj çështjeje me mbështetjen e përkohshme të ofruar nga KFOR -i tregon se organizatat e tjera mund t’i shërbejnë këtij roli për një efekt më të mirë. Ngjarjet e fundit, përsëri, demonstruan se UNMIK e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përshkruar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. Ky Këshilli ka një përgjegjësi për të përcjellë vëmendjen dhe burimet e tij në fushat dhe çështjet ku ato janë më të nevojshme”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Përfaqësuesi i ShBA-ve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndër të tjera ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të normalizuar raportet në mes të dy shteteve.

Kjo sipas tij, do të bëhej përmes arritjes së një marrëveshje mbi njohjen reciproke.

Në këtë mbledhje, për UNMIK-un ka folur edhe presidentja E Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka theksuar se mandati tij është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe gjithashtu ka bërë thirrje që buxheti i dedikuar për të destinohet për nevoja të tjera./ G.Kadrija.

Lexo edhe

Video

error: