Edhe Britania e Madhe mbështet zgjatjen e vettingut në Shqipëri

Edhe Britania e Madhe mbështet zgjatjen e vettingut në Shqipëri

Pas deklaratës së përbashkët të SHBA-së dhe BE-së që mbështesin zgjatjen e organeve të vettingut, ka reaguar edhe Ambasada britanike në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Ambasada britanike inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vettingut, pasi që, siç thuhet, zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas për të ardhmen e Shqipërisë.

“Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, shkruan Ambasada britanike.


Postimi i plotë

Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vettingut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.

Lexo edhe

Video