Edhe Abdixhiku ndjehet i ofenduar nga fjalimi i Kurtit

Edhe Abdixhiku ndjehet i ofenduar nga fjalimi i Kurtit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku u diskutuan për 100-ditëshin e saj, ka thënë se ndihet i ofenduar nga një pjesë e fjalimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ofendoi partinë nga e cila vjen ai.

Derisa ka përmendur disa nga punët e bëra në këta 100 ditë, ministri Abdixhiku tha se çdo fyerje ndaj LDK-së paraqet njëherësh fyerje edhe ndaj ministrave të saj.


“Ne me krenari përfaqësojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, andaj çdo lëvdatë ndaj punës sonë është lëvdatë edhe ndaj LDK-së, dhe çdo kritikë ndaj LDK-së  është kritik edhe ndaj neve. Çdo fyerje ndaj LDK-së është fyerje edhe ndaj neve. Unë u ndjeva i ofenduar prej pjesës së fjalimit që ofendon LDK  dhe besoj se siç e patë bashkë me një pjesë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, sepse siç e përfaqësojmë Qeverinë e Kosovës, përfaqësojmë edhe qytetarët tanë pavarësisht bindjeve politike dhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës sonë partiake”, tha Abdixhiku.

 

 

Lexo edhe

error: