Edhe 55 qytetarë vendosen në karantinë, Thaçi i kënaqur me punën që po bëhet në Qendrës Studentore

Edhe 55 qytetarë vendosen në karantinë, Thaçi i kënaqur me punën që po bëhet në Qendrës Studentore

Gjatë ditës së sotme kanë mbërri në Qendrën e Studentëve edhe 55 qytetarë nga Zvicra të cilët do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Për të parë nga afër punën që po bëhet në këtë Qendër Studentore, për vizitë të premten ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi me këtë rast tha se vendosja e qytetarëve në karantinë është për të mirën e shoqërisë dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

“Kjo është bërë për të mirën e këtyre që kthehen, të qytetarëve të Kosovës, familjeve të tyre, por edhe në të mirën e shëndetit të tërë shoqërisë. Nga ajo që dëgjova sot këtu, është inkurajuese, natyrisht që duhet të ketë gjithnjë më tepër disiplinë. Ndërsa, përderisa vizitova Qendrën e Studentëve, është inkurajuese gjithë ky potencial, vullnet, por edhe kjo punë e shkëlqyer për përballimin dhe evitimin e çdo rasti të ri që mund të paraqitet në Kosovë… Mesazhi im si president i vendit është që të preventohet e keqja me këtë betejë, është qëndrojnë në shtëpi të gjithë qytetarët, kujdesuni për veten tuaj, familjen tuaj dhe për shoqërinë. Pa panik, pra, kujdes maksimal, rrini në shtëpi”, tha Thaçi.


Ndërsa, drejtori i Qendrës Studentore të Kosovës, Fatmir Sfishta, theksoi se sot ka marrë mbështetje të plotë nga presidenti për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga Covid-19.

“Jam i nderuar që presidenti e viziton QS, e cila është shndërruar në karantinë. Neve na dha përkrahjen maksimale presidenti me ndikimin e tij për të tejkaluar këtë krizë. Jemi të gatshëm të pranojmë edhe prurje të reja për t’i ofruar kushte më të mira. Varet prej IKShP-ja se kur do të lirohen këta të ardhur”, thotë Sfishta.

Fluturimi i qytetarëve shqiptar nga Zvicra është organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit. Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia dhe 180 nga Gjermania. /I. Shabani/

Lexo edhe

error: