Eda Zeqiri renditet e para në grupin e saj në Lojërat Olimpike në “Tokio 2020”

Eda Zeqiri renditet e para në grupin e saj në Lojërat Olimpike në “Tokio 2020”

Notarja 16 vjeçare nga Kosova ka lënë mbrapa notaret nga Bregu i Fildishtë dhe Ishujt e Virgjër Amerikan.

Notarja nga ekipi olimpik i Kosovës Eda Zeqiri ka arritur të regjistrojë kohë më të mirë në grupin e saj, në kuadër të disiplinës not i lirë 400 metra, përcjell KosovaPress.


Zeqiri regjistroi kohën prej 4:38.02, kohë kjo që ishte më e mirë se ajo e notares nga Bregu i Fildishtë Talita Te Flan që regjistroi 4:38.92, dhe e notares nga Ishujt Virgjinë Jean Natalia Kuipers që regjistroi 4:39.42.

Në finale të garës së notit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të përballen tetë notaret më të mira me kohën më të mirë, nga katër grupe që ishin në disiplinën not i lirë 400 metra.

Lexo edhe

Video