Ecolog në mbështetje të arsimit në Kosovë, dhuron pajisje elektronike për nxënësit në nevojë

Ecolog në mbështetje të arsimit në Kosovë, dhuron pajisje elektronike për nxënësit në nevojë

Qindra nxënës në Republikën e Kosovës që vijnë nga familjet në nevojë do të pranojnë tabletë si donacion nga familja Destani përmes kompanisë Ecolog International.

Përgjatë periudhës që po përballemi me pandeminë, Ecolog International vjen me donacion për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë.

Siç dihet tashmë, ndër masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 erdhi dhe ndërprerja e mësimit në shkolla për të kaluar në formën e mësimit online.

Kalimi i mësimit në këtë formë ua bëri të pamundur ndjekjen e mësimit shumë nxënësve që u mungonin pajisjet adekuate teknologjike e që familjet e tyre nuk ishin në gjendje t’ua siguronin këto.

Përmes këtij donacioni synohet zbutja e kësaj situate duke ua mundësuar ndjekjen e mësimit nga shtëpia edhe nxënësve nga kjo kategori shoqërore.

Sa i përket prokurimit, logjistikës dhe implementimit, ky projekt u zhvilluar brenda disa javësh nga resurse plotësisht interne të kompanisë Ecolog në bashkëpunim me institucionet relevante shtetërore  që kishin siguruar evidencën e familjeve në nevojë sipas komunave.

Filantropi Lazim Destani e çmoi dhe i falënderoi institucionet shtetërore për mbështetjen e ofruar.


Ai tha se ndarja e këtij donacioni bëhet për shkak se nxënësit në mungesë të pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor.

“Arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”, ka thënë Destani.

Ndërsa drejtuesit e kompanisë thanë se projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi, ndërsa për nxënësit në veçanti, janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë sonë.

“Ky projekt ka qenë një sfidë e rrallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi shumë të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin e furnizimit të pajisjeve elektronike për fëmijët në nevojë edhe në Kosovë. Lehtësimi i familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve, është kënaqësia jonë më e madhe.”

Ky donacion është rrjedhojë e aksionit dyjavor të shpërndarjes së mijëra tabletëve për nxënësit që mbetën jashtë procesit arsimor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa përgjegjësia shoqërore e Ecolog International në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti.

Nga ana tjetër përmes angazhimeve private të filantropit Lazim Destani dhe përmes sipërmarrjeve të familjes së tij, vetëm gjatë pandemisë së Covid-19 janë mbështetur edhe shumë segmente tjera të shoqërisë si shëndetësia dhe familjet në nevojë.

 

Video