“Easy Albania” platformë urëlidhëse në mes biznesit shqiptar dhe konsumatorit

“Easy Albania”, është aplikacioni i cili bën bashkë diasporën shqiptare në biznes. Mbrëmjen e sotme kjo platformë është lansuar edhe në Kosovë, ku u tha se suportohen biznese dhe sjellë risi të ndryshme.

Sabi Osmani, e cila është themeluese e Easy Albania theksoi se motoja e kësaj platforme është “Easy buy-easy get”, dhe promovon turizmin, shërbimet mjekësore dhe sektorë të tjerë.

“Platfoma që siç e ka edhe emrin do ua bëjë jetën juve më të lehtë. Biznesit dhe konsumatorit. Një platformë kjo “be to be” dhe “be to see”, e cila mundëson që biznesi të shes dhe të bëjë marrëveshje me biznese e ku biznesi i drejtohet klientit fundor. Klienti është ai i cili gjen çdo gjë në këtë marketplace, në këtë platformë në të cilën është punuar dy vjet fuqishëm për të qenë pjesë e këtij tregu madh. Tregu Shqipëri-Kosovë-Maqedoni tashmë ka ardhur koha që Prishtina e bizneset e Kosovës të shesin në Shqipëri e Maqedoni. Tashmë ka ardhur koha që ky mur imagjinar të shembet dhe të bëjmë biznes”, tha ajo.


Edhe Agron Shala theksoi se për këtë aplikacion është bërë punë e madhe dhe do u shërbejë shqip-folësve për t’u informuar për turizëm dhe shumëçka tjetër.

“Ne nga Kosova kur nisemi për Shqipëri apo kur duam të bëjë një pushim, shpesh pyesim edhe kolegë se ku të shkojmë. Është e lehtë sepse me një klikim apo dy klikime t’i mundesh me caktu se ku dëshiron me qenë”, tha ai.

Me këtë aplikacion synohet ndërtimi i një urë-lidhëse në mes biznesit shqiptar dhe konsumatorit dhe për të ndihmuar ata në ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme digjitale dhe fizike.

Lexo edhe

Video