Në verë Neymar bashkohet me Messin

Në verë Neymar bashkohet me Messin

Neymar do t’i bashkohet së shpejti Lionel Messit tek skuadra e Barcelonës.

Është i bindur për këtë lëvizje ish-zv.presidenti i Barcelonës (i dorëhequr), Emili Rousaud, që konsiderohet një nga kundërshtarët më të fortë të presidentit aktual të “blaugranave”, Bartomeu.


“Mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur. Kam një parandjenjë që pandemia do të çojë në deflacion, sa i përket çmimit të lojtarëve, gjë që është e mirë për blerësit, por e keqe për shitësit. Ne do të duhet të shohim se si do të ribalancohen të gjithë këta faktorë”, u shpreh ai.

Rousaud u largua së fundmi nga Barça në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, gati të nisë një luftë ligjore me presidentin Josep Maria Bartomeu./KosovaPress/

Lexo edhe

Video