E rrallë, Messi mund të mungojë në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve

E rrallë, Messi mund të mungojë në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve

Messi duhet të kontrollojë veten në ndeshjen kundër Napolit. Ylli argjentinas është i paralajmëruar për faktin se ka dy kartonë të verdhë, një në ndeshjen kundër Borussia Dortmund në fazën e parë, dhe tjetrin kundër Napolit në ndeshjen e parë të raundit të 16-të.

E nëse këtë të shtunë arbitri turk i ndeshjes, Turkishakir, do t’i nxjerrë edhe një tjetër karton të verdhë, futbollisti argjentinas do të humbiste ndeshjen çerekfinale, në rast se Barça do të kualifikohet.


Është e çuditshme në fakt ta shohësh Messin në këtë situatë, të krijuar nga rreziku i kartonave. Kur dihet që ai ka një rekord me një numër të pakët kartonash të marrë në karrierë. E mbi të gjitha do të ishte mëkat të mos e shihje Mesin, të luajë kundër Bayernit të Mynihut ose Chelseat, në rast se Barcelona arrin të kalojë Napolin.

Por ai nuk është i vetmi futbollist i skuadrës katalanase që kërcënohet nga numri i kartonave. Nelson Semedo dhe Griezmann gjithashtu nuk do të luanin fazën tjetër në rast se do të merrnin një karton të verdhë në ndeshjen kundër Napolit.

Lexo edhe

Video