E rrah nipin e mitur, arrestohet i dyshuari

E rrah nipin e mitur, arrestohet i dyshuari

Një burrë në fshatin Bellanicë të Malishevës ka rrahur nipin e tij të mitur pas një mosmarrëveshje.


Viktima raportohet se ka marrë tretman mjekësor ndërsa I dyshuari sipas policisë është arrestuar.

“Fsh. Bellanicë Malishevë  11.08.2022 – 16:54. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht nipin e tij të mitur. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video