E provokon Conte, reagon ashpër Tuchel, ja përplasja e dy trajnerëve në derbi

E provokon Conte, reagon ashpër Tuchel, ja përplasja e dy trajnerëve në derbi

Goli i barazimit i realizuar nga Hojbjerg për Tottenhamin në sfidën ndaj Chelseat ka sjellë një përplasje ndërmjet Antonio Conte dhe Thomas Tuchelit.

Derbi i Londrës që po zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge” po dhuron një spektakël të vërtetë, por nuk mungojnë as tensionet, transmeton KosovaPress.

Pas golit të Hojbjerg, Conte festoi para fytyrës së Tuchel dhe kjo bëri që trajneri gjerman t’i përgjigjej me ashpërsi italianit duke kërkuar edhe përplasjen fizike.


Gjithsesi ndërhyrja e stafit të të dy taborëve bëri që situata të mos eskalojë më shumë.

Ja momenti:

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.