E pranon Salah: Ja nga çfarë varet rinovimi i kontratës me Liverpoolin

E pranon Salah: Ja nga çfarë varet rinovimi i kontratës me Liverpoolin

Mohamed Salah ka folur rreth të ardhmes së tij me Liverpoolin dhe mbi mundësinë e vazhdimit të kontratës me skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp.

Ai ka pranuar se kërkesat e tij për kontratën e re nuk janë të mëdha, ashtu siç është raportuar nëpër media dhe se gjithçka sa i përket kësaj çështje, ai ka thënë, se është në duart e drejtuesve të skuadrës, përcjellë KosovaPress.

Salah ka qenë një figurë kyçe për Liverpoolin që nga transferimi i tij për 37 milionë funte në “Anfield” nga Roma në vitin 2017, duke shënuar 148 gola në 229 ndeshje.

Paraqitjet e nivelit të lartë të egjiptianit i kanë ndihmuar “Redsat” të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën nën drejtimin e gjermani Jurgen Klopp, por spekulimet për të ardhmen e tij janë ndezur derisa ai po hyn në 18 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale.


Salah ka pohuar gjithmonë se do të dëshironte të zgjaste qëndrimin e tij në “Anfield Road”, pavarësisht lidhjeve të forta me gjigantët spanjollë Real Madridin dhe Barcelonën.

Salah mendon se meriton një shenja besimi nga klubi për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm gjatë pesë sezoneve të fundit.

“Unë dua të qëndroj, por nuk është në duart e mia. Është në duart e tyre. Ata e dinë se çfarë dua. Unë nuk po kërkoj gjëra të çmendura”,  tha Salah për “GQ Magazine”.

“Unë jam këtu për vitin tim të pestë tani. E njoh shumë mirë klubin. I dua fansat. Tifozët më duan. Drejtuesit e din qëndrimin tim dhe është në duart e tyre gjithçka”.

Salah shënoi 31 gola për Liverpoolin sezonin e kaluar, por ka qenë edhe më produktiv në gjysmën e parë të sezonit 2021-22, pasi skuadra e Klopp po lufton sërish në fronte të shumta trofesh.

Lexo edhe

Video