Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

E pranon Lampard: Ja çfarë po i mungon skuadrës sime

E pranon Lampard: Ja çfarë po i mungon skuadrës sime

Frank Lampard mendon se skuadrës së tij po i mungon një natyrë e pamëshirshme ndaj rivalëve dhe thotë se ata nuk kanë mjaft “vrasës” brenda ekipit pavarësisht fitores bindëse të Chelseat me rezultat 4-0 ndaj Morecambes në Kupën FA.

Fitorja u përdor si një test për ndërtimin e besimit të skuadrës dhe Lampard zgjodhi një formacion të fortë kundër ekipit të Ligës së Dytë në Angli, përcjell KosovaPress.


“Ajo që ne nuk mund t’i kërkojmë të rinjve të kësaj skuadre ndonjëherë është të jemi absolutisht konsistentë dhe të jemi vrasës, ashtu si lojtarët e tjerë në kampionat për nga numri i tyre i golave që prodhojnë vazhdimisht,” tha Lampard në konferencën e tij për shtyp në “Stamford Bridge”.

“Kjo do të vijë edhe për djemtë tanë, por për momentin kontributet e tyre janë të mira. Unë dua të them vrasës në termat më të mirë të mundshëm dhe shpresoj se njerëzit e dinë se çfarë dua të them. Ne kemi shumë lojtarë të rinj me shumë potencial, të cilët janë në një moshë të re.”

“Sidoqoftë, lojtarët në Premier League po shënojnë javë për javë dhe fitojnë vit për vit, edhe në moshën 27, 28 vjeçare, dhe janë shumë të vendosur dhe ata prodhojnë gola javë për javë.”, tha në fund Lampard.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: