E përcillte dhe e shqetësonte në punë, arrestohet i dyshuari në Gjilan

E përcillte dhe e shqetësonte në punë, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar një femër duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës.


Rasti ka ndodhur të enjten, në Gjilan dhe është inicuar si ngacmim.

“Gjilan 26.01.2023, Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër  kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video