E papritur, ylli i madh mund të mungojë në finalen Itali – Angli

E papritur, ylli i madh mund të mungojë në finalen Itali – Angli

Mesfushori i Manchester Cityt Phil Foden nuk është stërvitur sot me Anglinë dhe mund të mungojë në finalen e Euro 2020 kundër Anglisë të dielën në mbrëmje.

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka marrë lajmë aspak të mira mbi gjendjen e Foden derisa “Sky Sport” raporton se ylli i Cityt nuk është stërvitur sot, përcjellë KosovaPress.


Është ende e paqartë nëse mesfushori do të jetë i gatshëm për ndeshjen ne “Wembley” pasi ai ka pësuar një lëndim së fundi i cili mund ta pengojë për të luajtur në finale.

Foden ka luajtur tri ndeshje në Euro 2020 duke startuar dy herë, kundër Kroacisë dhe Skocisë në grupin D.

21 vjeçari nuk ishte ftuar për ndeshjen kundër Republikës së Çekisë, ndërsa ishte në bankën e rezervistëve kundër Gjermanisë dhe Ukrainës para së të luante 25 minuta në fitoren 2-1 të Anglisë kundër Danimarkës.

Lexo edhe

Video