E papritur, Neymar paralajmëron pensionimin

E papritur, Neymar paralajmëron pensionimin

Ylli brazilian Neymar beson se viti i ardhshëm është mundësia e tij e fundit që të fitojë Kampionatin Botëror, duke lëshuar kështu një deklaratë që i ka shtangur të gjithë.

Neymar ka pranuar se nuk pret të luajë një tjetër Kupë Bote pas turneut të vitit 2022 në Katar, pasi intensiteti i lartë i lojës ka ndikuar në trupin dhe mendjen e tij.

Ylli brazilian udhëhoqi vendin e tij në përpjekjet për të fituar kurorën e tyre të gjashtë në edicionet 2014 dhe 2018, por dështoi në fazat çerekfinale dhe gjysmëfinale, përcjellë KosovaPress.


Dhe kur ka mbetur pak më shumë se një vit para fillimit të kampionatit tjetër, ai nuk është optimist për vazhdimin e karrierës së tij deri në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Unë mendoj se është Kupa ime e fundit Botërore,” tha ylli i Paris Saint-Germain në dokumentarin e ri ekskluziv në “DAZN”, Neymar & The Line Of Kings.

“Unë e shoh atë si të fundit për mua sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t’u marrë më me futbollin edhe më tutje. Kështu që unë do të bëj gjithçka për të dalë mirë, të bëj gjithçka për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën time më të madhe që kur isha i vogël. Dhe shpresoj se mund ta bëj”, tha Neymar.

Lexo edhe

Video

error: