“E pabesueshme”, Messi reagon pas asaj që ndodhi në ndeshjen Argjentina-Maroku
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin dy ditë më herët për sportin e futbollit. Dheato filluan menjëherë me një fatkeqësi të madhe në ndeshjen Argjentinë-Marok. Gjithçka shkoi mirë derisa “Albicelestët” barazuan (2-2) pas 16 minutave shtesë falë golit të realizuar nga Medina.

Në atë moment, tifozët marokenë vendosin fillimisht të hedhin objekte dhe fishekzjarre ndaj lojtarëve të Amerikës së Jugut dhe më pas të pushtojnë fushën, duke e detyruar arbitrin të kthejë skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe të pezullojë ndeshjen.

Një rishikim i VAR-it është gjithashtu duke u zhvilluar për një pozicion jashtë loje të mundshme në barazimin 2-2. Pas më shumë se një ore e gjysmë, dy skuadrat kthehen në fushën e lojës. Gjyqtari i ndeshjes anulon golin e barazimit për shkak të një pozicioni të parregullt dhe jep tre minuta kohë shtesë. Rezultati nuk ndryshon më: Maroku fiton 2-1 dhe kështu vjen surpriza e parë e madhe. Në ndeshjen tjetër, në “Parc des Princes”, Spanja fitoi ndaj Uzbekistanit (2-1) , në fund të një ndeshjeje në të cilën La Roja pësoi më shumë se sa pritej.

Surpriza e ditës është sigurisht fitorja 2-1 e Marokut ndaj Argjentinës në Saint-Etienne. Marokeni Rahimi ishte protagonist absolut, i cili shënoi një dygolësh në 45'+2' dhe në minutën e 51-të nga penalltia. Rikthimi i Argjentinës u arrit nga Giuliano Simeone, më i riu nga djemtë e “Cholos”, në minutën e 68-të dhe nga Medina në minutën e 16-të të një rikuperimi të pabesueshëm. Por pas gati dy orësh vjen epilogu i pabesueshëm: rifillimi i ndeshjes, gol i anuluar për pozicion jashtë loje dhe surpriza e parë e madhe.

Reagimi i trajnerit të Argjentinës, Javier Mascherano, ka qenë shumë i ashpër pas ndeshjes: “Është cirku më i madh që kam parë në jetën time”, shpërtheu trajneri pas ndeshjes, përcjellë KosovaPress.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Lionel Messi i cili në rrjetet sociale ka shkaru: “E pabesueshme”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024