E njoftoi largimin nga Drita, Përparim Islami flet për të ardhmen e tij

E njoftoi largimin nga Drita, Përparim Islami flet për të ardhmen e tij

Futbollisti Përparim Islami sot njoftoi edhe zyrtarisht se ka vendosur të largohet nga Drita.

Njoftimin zyrtare Islami e bëri në profilin e tij në “Facebook”, ku tha se periudha njëveçare e kaluar në këtë skuadër ishte e mahnitshme dhe falënderoi të gjithë klubin dhe tifozët e Dritës për mbështjtjen e dhënë ndaj tij.


“Të nderuar, desha të iu njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e FC Drita . Falenderoj drejtuesit e Dritës , konkretisht udhëheqësit  e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falenderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe një vjeçare sa isha pjesë e Dritës. Një falenderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës. E falenderim kanë të gjithë qyteti i Gjilanit si dhe tifozët të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrahur”, ka shkruar Islami.

I pyetur rreth të ardhmes së tij, Islami ka thënë për KosovaPress se tani do të marr pak kohë për pushim, por ka zbuluar se shumë shpejtë do të vendos se cili do të jete klubi në të cilin do të luajë në sezonin e ardhshëm .

“Po kemi arritur marrëveshje me Dritën. I falenderoj të gjithë sepse futbolli këto gjera i ka. Tani për tani jam në pushime dhe pastaj do të vendos për të ardhmen. Shumë shpejtë do të vendosë për ekip të ri”, ka thënë Islami për KosovaPress.

Lexo edhe

Video