E mitura nga Prizreni e raportuar si e zhdukur gjendet në Ferizaj

E mitura nga Prizreni e raportuar si e zhdukur gjendet në Ferizaj

Më datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, e lindur në vitin 2005, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia, gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, Sektori i Hetimeve Rajonale,  pas një pune intensive ne teren sot  është arritur te gjendet e mitura , rreth orës 14:30 ne qytetin e Ferizajt.


Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit eshët dërguar për strehim institucional të përkohshëm, me çka u pajtuan edhe prindërit e të miturës që ishin të pranishëm ne stacion.

Viktima ishte ne gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me ketë rast hetuesit rajonal do t’i vazhdojnë hetime ne lidhje me ketë rast.

Policia siguron se të gjitha veprimet do të jenë të koordinuar me prokurorin e shtetit.

Lexo edhe

Video