E kryer, Leao rinovon kontratën me Milanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Rafael Leao ka nënshkruar një marrëveshje të re me Milanin.

Leao e ka vazhduar të ardhmen me Milanin, duke zgjatur qëndrimin e tij në “San Siro” deri në qershor të vitit 2028, raporton KosovaPress.

Dokumentet më në fund janë nënshkruar sot pas bisedimeve të gjata mes dy palëve, ndërsa marrëveshja paraprake skadonte në qershor të vitit 2024.

Kontrata e re do të përfshijë klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurove, gjë për të cilën kanë rënë dakord edhe klubi edhe Leao.

Leao gjithmonë dëshironte të qëndronte te Milani ashtu edhe siç kishte thënë edhe avokati i tij në muajin shkurt. Komunikata zyrtare pritet së shpejti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024