E konfirmuar, ky është transferimi i parë i United në epokën e Ten Hag

E konfirmuar, ky është transferimi i parë i United në epokën e Ten Hag

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, e ka konfirmuar që gjiganti anglez, Manchester United, ka arritur marrëveshje për të transferuar mbrojtësin, Tyrell Malacia.

United ka arritur marrëveshje të plotë për kushtet personale me mbrojtësin e majtë holandez, ka tani ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratave zyrtare.

Transferimi i parë i epokës së trajnerit të ri, Erik ten Hag, do të kushtojë 15 milion euro tarifë e garantuar plus 2 milion euro shtesa, përcjell KosovaPress.


Feyenoord pranoi ofertën e “Djajve të Kuq”, pasi ata ofruan më shumë se Lyoni, për të rrëmbyer marrëveshjen, pasi që klubi holandez kishte rënë dakord tashmë me Lyonin.

Kontrata do të jetë një marrëveshje totale pesëvjeçare e rënë dakord për Tyrell Malacia, pasi ai donte vetëm të bashkohej me Manchester United.

Detaj shtesë: Për Frenkie de Jong, bisedimet po shkojnë mirë me Barcelonën për të arritur marrëveshje të plotë për tarifën prej 65 milion euro plus 20 milion euro në shtesa, pastaj do të mbetet për të punuar për kushtet personale me lojtarin.

Lexo edhe

Video