E konfirmuar, Icardi i bashkohet Galatasarayt

E konfirmuar, Icardi i bashkohet Galatasarayt

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, çështja e transferimit të Maurio Icardit te skuadra e Galatasarayt është punë e kryer.

Galatasaray do ta transferojë Icardin nga Paris Saint-Germain në një marrëveshje në formë huazimi një vjeçar, përcjell KosovaPress.


Raportohet se PSG do të paguajë një pjesë të konsiderueshme të pagës së tij.

Icardi së bashku me agjentin e tij do të fluturojnë sonte drejt Turqisë në mënyrë që ta finalizojnë sa më shpejtë transferimin te Galatasaray.

Lexo edhe

Video