E fundit, United shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin holandez

E fundit, United shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin holandez

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze Manchester United është pranë nënshkrimit me Tyrell Malacian.

Malacia kishte marrëveshje të plotë me Marseille, por United u fut në garë në momentet e fundit, kështu edhe është shumë pranë që ta rrëmbejë marrëveshjen për mbrojtësin holandez, përcjell KosovaPress.


Bisedimet me skuadrën e Feyenoordit për të arritur një marrëveshje për Malacian po vazhdojnë, konfirmojnë burimet holandeze.

Po ashtu, një detaj interesant është që Malacia ka agjentin e njëjtë sikurse ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, për të cilin po spekulohet se gjithashtu është afër kalimit në “Old Trafford”.

Lexo edhe

Video