Siç bëhet e ditur nga “La Reppublica”, mesfushori i skuadrës italiane, Genoa, Manolo Portanova ka mësuar sot dënimin në lidhje me pjesëmarrje në përdhunim.
Manolo Portanova ishte i akuzuar për përdhunim të një 21 vjeçareje në qendër të qytetit të Sienas më datat 30-31 maj të vitit 2021, raporton KosovaPress.
Portanova është dënuar me gjashtë vite burg si pasojë e pjesëmarrjes në përdhunim, ku edhe xhaxhai i tij është dënuar me të njëjtat vite sikurse ai.
Po ashtu, një i dyshuar i tretë u dërgua në një gjyq jurie më vonë.
Portanova, një mesfushor sulmues 22-vjeçar nga Napoli, mohoi të kishte përdhunuar gruan në fjalë me tre burra të tjerë.