E fundit/Barcelona nuk ndalet, e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Chelseat

E fundit/Barcelona nuk ndalet, e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Chelseat

Biznesi i Barcelonës në merkaton aktuale verore nuk ka përfunduar, pavarësisht transferimeve të Christensen, Kounde, Lewandowskit, Raphinhas e Kessiet.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Barcelona po e kërkon me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Marcos Alonso.


Bisedimet janë duke vazhduar me Chelsean për të gjetur akordin, ku që nga muaji maj prioriteti kryesorë i Alonsos ka qenë kalimi te Barcelona.

Po ashtu, raportohet se kushtet personale mes Barçës dhe Alonsos janë arritur para disa muajsh, ku tani mbrojtësi spanjoll po shpreson që të largohet nga Chelsea këtë verë për shkak të arsyeve personale.

Lexo edhe

Video