E fundit, Barcelona nuk dorëzohet për Raphinhan

E fundit, Barcelona nuk dorëzohet për Raphinhan

Transferimi i Raphinhas te Chelsea së fundmi u bë zyrtare nga shumë media, ku edhe skuadra e Leeds kishte pranuar ofertën e klubit londinez.

Chelsea bëri një ofertë prej 75 milionë eurosh për Raphinhan, ofertë kjo e cila u pranua menjëherë nga Leeds, por kushtet personale me vetë lojtarin ende nuk janë rënë dakord.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Barcelona ka kontaktuar me Leeds mbrëmë duke e informuar që është e gatshme të bëjë një ofertë të re zyrtare, pas bisedimeve me agjentin e Raphinhas, Decon.


Propozimi verbal i Barçës ende nuk i përmbush kërkesat e skuadrës së Leeds, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë të re për yllin brazilian nga gjiganti katalunas, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Leeds po insiston në respektimin e marrëveshjes me Chelsean për 75 milionë euro, të përfshira këtu edhe bonuset.

Çështja e së ardhmes së Raphinhas mbetet e hapur, pasi që lojtari ende nuk ka arritur akord personal me Chelsean.

Lexo edhe

Video