“E fala për 6 vjet”, Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj

“E fala për 6 vjet”, Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj

Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të Big Brother Vip, Ilir dhe Arjola.

Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Arjola, së cilës iu desh të ndante për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj, por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.


“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë”, tha ajo.

Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vjet, por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë”, shtoi ajo.

Lexo edhe

Video

error: