E bujshme, Chelsea e do me çdo kusht transferimin e De Jong

E bujshme, Chelsea e do me çdo kusht transferimin e De Jong

E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona mbetet e paqartë, ku tani kanë filluar të përhapen spekulimet se Chelsea është i interesuar seriozisht në yllin holandez.

“Relevo” po raporton se Chelsea e dëshiron me çdo kusht transferimin e De Jong, ndërsa “Diario Sport” mendon gjithashtu se skuadra e Thomas Tuchel mund të mposht Manchester United për nënshkrimin e mesfushorit holandez.


Barcelona mendohet se është e gatshme të shesë De Jong nëse çmimi është i duhuri, ku thuhet se po kërkon një shumë afro 85 milionë euro, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, sipas spekulimeve, Chelsea pritet të ofrojë 60 milionë euro plus Marcos Alonson dhe Cesar Azpilicuetan.

Në anën tjetër, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha dje se klubi do ta shesë De Jongun vetëm nëse do t’i nevojitet.

Lexo edhe

Video