E bëri për spital, kunati shoqërohet në Polici

E bëri për spital, kunati shoqërohet në Polici

Policia informoi se një grua raportoi se kunati i saj në vazhdimësi po i shkakton dhunë psikike dhe se dje e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.  


“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor.”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Në lidhje me rastin, u konsultua prokurori i shtetit, i cili rekomandoi që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.   

Lexo edhe

Video