“E ardhmja e kujdesit shëndetësor”, përdorimi i inteligjencës artificiale është çështje kohe
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Në konferencën “E ardhmja e kujdesit shëndetësor”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është diskutuar për nevojat shëndetësore në sektorin publik. Gjithashtu, u tha se përdorimi i inteligjencës artificiale në disa segmente të shëndetësisë publike është çështje kohe.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, theksoi rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
Kryesuesi i komitetit të industrisë spitalore, Vullnet Kusari ka folur mbi nevojat në fushën e shëndetësisë në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se së shpejti inteligjenca artificiale do të përdoret në disa segmente të shëndetësisë publike.
“Inteligjenca artificiale është shumë pranë nesh, ndaj tanimë përgatitjet në përdorimin e saj në disa nga segmente të shëndetësisë publike është vetëm çështje kohe," tha ai.