Dyshohet se falsifikoi testet për COVID, arrestohet mjeku specialist i biokimisë

Dyshohet se falsifikoi testet për COVID, arrestohet mjeku specialist i biokimisë

Një mjek specialist i biokimisë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për falsifikim të testeve për koronavirus në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot, pas pranimit të një informate për dyshime se në një laborator biokimik në Prizren po lëshohen teste të falsifikuara.

Gjatë inspektimit në një laborator biokimik, janë siguruar dëshmi se ky laborator ka lëshuar dy teste njërin pozitiv e tjetrin negativ, në ditën e njëjtë më 6.10.2021, teste rapid antigjen SARS-COV-2,  të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.


Me këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një laptop, regjistri i pacientëve, një test/analiza antiSARS-CoV- 2 negativ, një test/analiza antiSARS-CoV- 2 pozitiv.

Pas veprimeve policore të ndërmarra nga hetuesit, ato i paraqiten Prokurorit kujdestar, i cili lëshon aktvendim për ndalim 48 orësh për personin e arrestuar, përderisa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin.

Lexo edhe

Video

error: