Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dyshohet të jetë kryer një vjedhje të një arke prej 300 kg nga persona ende të panjohur.
Nuk dihet se çfarë ka pasur në arkë, e cila dyshohet të jetë vjedhur në ditën kur u bë i ditur edhe skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka konfirmuar për KosovaPress, se sot në orën 08:05 në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje.
“Më datë 22.10.2020, në ora 08:05, në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, tha ai.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.